Berisha kundër rritjes së pagave: Po dyfishoni rrogat tuaja, qytetarëve po ia ulni
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh kundër rritjes së pagave të deputetëve dhe ministrave. Nga foltorja e Kuvendit Berisha tha se projektligji i qeverisë që pritet të kalojë sot në parlament është një mashtrim, pasi dyfishon rrogat e deputetëve dhe zbret me 1% rrogat e mësuesve, policëve dhe ushtarakëve.
Berisha theksoi se për shqiptarët ka vetëm indeksim të rrogës me këtë ligj, ndërkohë rritja reale që fshihet pas është dyfishimi i pagës së ligjvënësve.
“Keni sjellë këtu një ligj që do të doja ta votoja se kam qenë dhe mbetem gjithnjë për rritjen e rrogave dhe pensioneve.
Kam bindjen më të thellë se vetëm me gjysmën e asaj që vidhni çdo vit, pagat do mund të dyfishohen.
Por nuk e votoj kurrë këtë ligj, sepse është një mashtrim i tmerrshëm.
Sepse institucionet e pavarur kanë gjetur se ndërsa dyfishoni rrogat e zyrtarëve të lartë, zbrisni me 1 përqind rrogat e mësuesve, rrogat e arsimit parauniversitar, rrogat e policëve, rrogat e ushtarakëve.
Pra, ju kryeni një akt të turpshëm. Për vete rrisni rrogat, për të tjerat bëni një indeksim. Dhe çfarë indeksimi, indeksim me inflacionin njëvjeçar. Dhe me gjithë këtë indeksim, përsëri në raport me inflacionin, disa kategori më në nevojë detyrohen të mbeten me minus.
Propozuam që të vendosim minimumin jetik në një periudhë kur sirenat e mjerimit po ulërijnë në gjithë vendin. T’i japim çdo qytetari 200 euro, llogari kjo e Avokatit të Popullit.
Duke u dhënë nga 200 euro, nxjerrim shqiptarët nga varfëria ekstreme.
Shqiptarët nuk kanë lindur të varfër, por i vjedh qeveria, i keqtrajton qeveria.
Me 200 euro, çdokënd e nxirrni nga humnera ekstreme që quhet mjerim. Kurse ju rrisni rrogat e larta, ky është cinizëm, kjo është pashpirtësi.
Ju nuk keni asnjë lidhje me qytetarët, e vetmja gjë që u lidh është t’u vidhni”, tha Berisha.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk