Ambasadori i SHBA-ve flet pas takimit me krerët e komunave në Veri, zbardhet biseda
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka reaguar pas takimit me 4 kryetarët e zgjedhur në veri të Kosovës.
Jeffrey Hovenier tha se ka biseduar me kryetarët e Zubin Potokut dhe të Zveçanit për situatën aktuale në veri të Kosovës.
Duke folur për gazetarët, Hovenier tha se “është e rëndësishme që të shmangen situatat në të cilat zyrtarët publikë hyjnë në ndërtesat publike përmes përdorimit të forcës”.
Hovenier tha se ky është qëndrim i SHBA-së dhe i vendeve të tjera të Quint-it: Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Francës dhe Gjermanisë, shkruan rel.
“Në takim me kryetarët biseduam se si ata mund t’i përmbushin detyrat e tyre, për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve, në një mënyrë që tregon përgjegjësi ndaj të gjithë qytetarëve, dhe diçka e tillë, sipas nesh, tani nënkupton moshyrje në ndërtesë me forcë”, tha Hovenier.
Takimi u zhvillua në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ku i pranishëm ishte edhe shefi i kësaj zyre, Tomas Szunyog.
Hovenier tha se në takim janë ftuar të katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri, por se të pranishëm ishin vetëm ai i Zveçanit dhe i Zubin Potokut – që të dy nga Partia Demokratike e Kosovës në opozitë.
Hovenier tha se ka takuar më pas edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën tha se ka diskutuar për situatën në veri.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve