Kërcënon Vuçiç: Ushtria jonë është vendosur aty ku duhet, nëse shqiptarët qëllojnë…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha në një konferencë për mediat se gjatë përleshjeve në veriun e Kosovës janë lënduar 52 serbë ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Vuçiç tha gjithashtu se janë arrestuar 4 qytetarë serbë për të cilët po kërkohet lirimi.
Presidenti serb bëri thirrje që qytetarët serb të mos konfliktohen me NATO-n, por nga ana tjetër ai tha se në rast se shqiptarët qëllojnë, gjërat do të jenë ndryshe dhe për këtë është lajmëruar edhe NATO.
“52 serbë që kërkuan ndihmë në Mitrovicën e Kosovës janë lënduar. Tre prej tyre u plagosën rëndë. Katër serbë janë arrestuar, ne jemi duke negociuar për t’i liruar. U plagosën 41 pjesëtarë të KFOR-it, kryesisht nga Italia dhe Hungaria, të gjithë e dinë, këto janë pasoja të rënda të vendimeve të Kurtit. Ushtria jonë është vendosur aty ku duhet.
I bëj thirrje serbëve që të mos hyjnë në konflikt me NATO-n, sepse këtë e dëshiron më së shumti Kurti. Kur protestojnë, se e di që nuk do ta pranojnë pushtimin, që e bëjnë në mënyrë paqësore, si sot. Atë ulen, sepse atëherë askush nuk mund t’i mposhtë.
Nëse pushtuesi shqiptar qëllon, atëherë gjërat do të jenë ndryshe. Këtë ia kemi përcjellë edhe paktit të NATO-s. Për herë të fundit e përsëris dhe kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare që të arsyetojë me Alibin Kurtin. Jo me njoftime duke i dhënë liberalizimin e vizave, por për të marrë masa. Nëse nuk e bëjnë, kam frikë se do të jetë tepër vonë për të gjithë ne.
Të gjithë qytetarët e Serbisë duhet ta dinë se ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen, por se nuk do të lejojmë vrasjen e serbëve në Kosovë”,-tha në konferencë Aleksandër Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve