Kina mbështet Serbinë për tensionet në Veri: Po mbron sovranitetin territorial
Kina ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e Serbisë “për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, pas përleshjeve mes protestuesve serbë në Zveçan dhe trupave paqeruajtëse të NATO-s.
Partia në pushtet, Partia Komuniste për një kohë të gjatë është kritike e aleancës së NATO-s. Mospajtimet me KFOR-in pjesërisht burojnë nga bombardimi i Ambasadës kineze në Beograd, gjatë fushatës ajrore të aleancës më 1999, që i dha fund luftës në Kosovë.
Kina, së bashku me Rusinë dhe Serbinë, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, për shpërthimin e dhunës në veri të Kosovës, la fajtor dështimin për të respektuar të drejtat politike serbe.
“Ne kundërshtojmë veprimet e njëanshme të institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës”, tha Mao gjatë një konference për media, duke iu referuar Qeverisë së Kosovës.
Për të dytën ditë me radhë, serbët po protestojnë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë, të zgjedhur më 23 prill.
Pavarësisht se serbët bojkotuan zgjedhjet lokale dhe po tentojnë të mos lejojnë kryetarët e rinj shqiptarë të ushtrojnë funksionet e tyre, Mao tha se serbëve duke t’iu ofrohet kontroll mbi komunat ku ata janë shumicë.
Gjatë protestave të së hënës, 30 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë. Tre ushtarë morën plagë nga armët e zjarrit.
“Ne i bëjmë thirrje NATO-s të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve të rëndësishme dhe bëjë atë që në të vërtetë është e favorshme për paqen rajonale”, tha Mao.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Armët po fshihen nëpër kisha”, deputetja britanike dënon sulmet e serbëve në Veri
- Situata në Veri, anulohet “Defender Europe 2023”
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve