Kreu i ARRSH: Tuneli i Llogarasë hapet fiks qershorin e ardhshëm, shkurtohet koha

31 Maj 2023 | 08:51

Elvis Berberi, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqipar tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ARRSH ka hapur kantiere në të gjitha rrugët e vendit, duke nisur nga Rruga e Arbrit deri në Qafë Botë.

Ai tregoi se punimet në tunelin e Llogarasë kanë ecur me ritme shumë të mira, falë edhe faktit që nuk janë hasur probleme gjeologjike dhe qershorin e ardhshëm ky tunel do të jetë i hapur për automjetet.

“Në Llogara jemi duke ecur shumë mirë, më mirë se ç’ishte parashikuar pasi nuk ka probleme gjeologjike. Sezonin tjetër veror do jetë i hapur për trafikun, në qershor do jetë në funksion. Kemi ecur shumë mirë, tunelet janë duke u betonuar, po presim të hapet tuneli i emergjencës, është duke ecur pune me disa fronte. Por për të shkuar në jug, nisim që nga baj passi i Vlorës që ka mbaruar. Aksi Orikum-Dukat bëhet i aksesueshëm në fillim të korrikut”, tha kreu i ARRSH.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024