Ben Andoni: Pse Kurti nuk duhej të kërkonte ndihmë nga Erdogan
Gazetari Ben Andoni tha në një intervistë për Euronews Albania se atributet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Serbi dhe atributet e presidentes Vjosa Osmani në Kosovë nuk janë të njëjta, gjë që e sjell dhe kryeministrin Albin Kurti në një situatë të vështirë.
Sipas Andonit, Kurti duhet të ishte treguar shumë më i kujdesshëm.
“Personalisht nuk më ka pëlqyer që ai i është drejtuar për ndihmë zotit Erdogan sepse në një Europë ku për hir të së vërtetës ata i kanë dhënë pavarësinë, ata i ruajnë pavarësinë, ata po punojnë për shtetësinë e tyre, ti të drejtohesh drejt një vendi që, megjithëse ne e kemi Turqinë aleat të madh, për hir të së vërtetës është shumë larg realiteteve tona dhe për hir të së vërtetës kanë një marrëdhënie shumë të mirë me Serbinë,” – u shpreh Andoni.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 11:42 Arbitri shqiptar Florian Lata do të gjykojë finalen e Euro U-17 mes Belgjikës dhe Italisë
- 11:30 Një dron detar shpërthen pranë Portit të Konstancës në Rumani, evakuohet zona (VIDEO)
- 11:29 Nis seanca për Metën dhe Kryemadhin, gjykata ndalon praninë e medias në seanca
- 11:20 Në të njëjtin orar në Vlorë, protesta për Zvërnecin, tubimi i PD-së dhe takim i PS-së me Ramën
- 11:14 Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
- 11:05 Familjarët e vrasësit të policit morën subvencione për bagëtitë ndërsa ai ishte në kërkim