“Saimir Tahiri u lirua të hënën”- Ish-drejtuesi i policisë bën deklaratën e fortë

2 Qershor 2023 | 12:59

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania ku foli në lidhje me lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Prençi tha se ai personalisht ishte në dijeni të faktit që ditën e hënë që Saimir Tahiri do të lirohej nga burgu.

Ai nënvizoi se vendimi i gjykatës ka qenë i paracaktuar dhe këtë e vërteton fakti që portalet e kanë publikuar që ditën e djeshme lirimin e ish-ministrit.

“Saimir Tahiri ka dalë që ditën e hënë. Unë e kam marrë vesh se Saimir Tahiri do të dalë nga burgu që ditën e hënë, ditën e djeshme e kanë publikuar portalet. Vendimarrja e gjykatës nuk është juridike. Sipas portaleve vendimi ka dalë që dje, sot është bërë seanca. Kjo do të thotë se gjyqtarët që kanë çëshjtjen i kanë komunikuar të afërmve dhe avokatit që do të dalë që dje, çka do të thotë se është i paramenduar vendimi. Është e sigurt dhe e them me bindje që është publikuar në portale që ditën e djeshme.

Kjo do të thotë se këtu nuk punon jurispudenca, por politika. Vendimet merren më përpara dhe pastaj serviren në media. Nëse seanca u zhvillua sot, pse doli lajmi në portale dje? Kjo tregon se ku ka shkuar drejtësia shqiptare”, tha Prençi.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026