UEFA konfirmon Marciniak/ Pjesë e tubimit politik, s’ka dënim për gjyqtarin polak

2 Qershor 2023 | 13:58

Symon Marciniak do të jetë gjyqtari kryesor në finalen e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Manchester City-t.

Ky vendim është konfirmuar nga UEFA, me këta të fundit që nisën hetimet në lidhje me një incident në të cilin ishte përfshirë gjyqtari polak i futbollit.

Symon Marciniak ishte pjesë kryesore e një tubimi në vendlindje, për një parti të ekstremit të djathtë që nxiste diskriminimin. Jo vetëm mori pjesë në këtë ngjarje, por ishte një folës kryesor të hënën në ngjarjen ‘Everest’.

Menjëherë pas përfundimit të eventit, qytetarë të ndryshëm bënë ankesë në UEFA në lidhje me përfshirjen e gjyqtarit polak, çka e bëri qeverinë e futbollit të nisë hetimin.

Në përgjigjen e kthyer, 42-vjeçari pohoi se nuk e dinte qëllimin e tubimit, madje nëse do të ishte informuar më parë, nuk do të merrte pjesë, ndërsa kishte dhe një falje për incidentin. I menjëhershëm ka qenë reagimi edhe nga UEFA, që konfirmoi praninë e tij në finalen mes Interit dhe Manchester City-t.

Aktualisht Marciniak cilësohet një nga gjyqtarët më të mirë të futbollit në Evropë, ndërsa ndau gjyqësinë dhe në finalen e Botërorit mes Francës dhe Argjentinës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026