Tahiri lë ambientet e burgut në Lushnjë, shoqërohet nga policia drejt Tiranës
Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri u lirua këtë të premte me një vëndim të gjykatës së Elbasanit, ku u pranua kërkesa e prokurorisë që Tahiri ta vuajë dënimin e mbetur në banesë.
Burime për Euroneës bëjnë me dijes e Policia e Shtetit po shoqëron ish-Mnistrin e Brendshëm për në banesën e tij.
Tahiri ka dalë nga burgu i Lushnjës dhe po shoqërohet drejt banesës së tij në Tiranë, pranë zonës së Kodrës së Diellit.
Gjyqtarja Matilda Fetahu pranoi kërkesën e prokurorisë për rrethana lehtësuese familjare ndaj Tahirit, nën argumentin se atij i duhej të kujdesej për fëmijët e mitur për shkak të problemeve shëndetësore të bashkëshortes.
Ish-ministri i Brendshëm u dënua më 4 shkurt të vitit 2022 me 5 vite burg për ‘Shpërdorim detyre, por me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj.
Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre”, pasi në GJKKO u rrëzuan akuzat e SPAK për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit