“Tahiri u burgos kot dhe doli po kot”, Eugen Beci shpjegon arsyen
Ish-prokurori i krimeve të rënda, Eugen Beci tha për “Review” në Euronews Albania se Saimir Tahiri siç u fut kot në burg, ashtu dhe doli kot.
Sipas tij drejtësia e re e krijuar pikërisht në kohën e arrestimit të Tahirit duhet të kishte statistika dhe për këto statistika arrestoi një ish-ministër i Brendshëm qoftë edhe pa prova të plota.
“Pavarësisht nga vlerësimet personale që mund të kemi për punën e tij si një person që në kohën që ai drejtoi ministrinë e Brendshme, Shqipëria gjelbëroi me kanabis, duhet të flasim që ky është shembulli tipik i një personi, për mendimin tim hyri kot në burg, doli kot nga burgu. Pse? Duke pasur në konsideratë që një person hetohet për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, nga pikëpamja e alternativës provuese në gjykatë do të duhej të kishte vetëm një alternativë, ose të provohej trafiku i lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe ky person të dënohej dhe mos të luhej me mekanizma pastaj që meqënëse nuk kemi prova për trafik të gjejmë një lugë këpuce për ta dënuar për shpërdorim detyre. Ky personazh ose dënohej për trafik lëndësh narkotike ose dilte i pafajshëm,” – u shpreh Beci.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit