“Mund të punësohet”- Avokati i Tahirit zbulon kufizimet e të drejtat e ish-ministrit
Avokati i Sajmir Tahirit, Dritan Jahaj, zbuloi nga studio e emisionit Revieë në Euroneës Albania kufizimet dhe të drejtat që i lejohen ish-ministrit të bëjë gjatë kohësh që ai do të vuajë dënimin e mbetur në banesë.
Avokati tha se Tahiri mund të lëvizë nga banesa për të realizuar të gjitha ato nevoja të cilat lidhen me kujdesin e fëmijëve, problemet shëndetësore, por dhe për arsimimin e tyre.
Gjithashtu sipas avokatit Tahiri mund të punësohet gjatë kësaj kohe nëse do t’i nevojitet, por edhe të vazhdojë studime të caktuara. Ai theksoi se çdo lëvizje e Tahirit duhet të dakordësohet nga shërbimi i provës dhe lejen e gjykatës.
“Tani ligji ka përcaktuar rastet kur i jep mundësinë në kushte të tilla për të realizuar të gjitha ato nevoja që kanë të bëjnë me kujdesin e fëmijëve, për probleme shëndetësore dhe për arsimimin e tyre. Por ka dhe të drejtën për nevoja të arsimimit, të vazhdimit të studimeve apo dhe të punësimit, por gjithmonë duke u realizuar kjo mënyrë me shërbimin e provës. Pastaj vendos prapë gjykata. Në rastin e punësimit, nëse Saimir Tahiri për nevoja familjare do të kërkoj punë, do t’i adresohet shërbimit të provës dhe pastaj vendos gjykata nëse i lejohet. Pra vendimet merren me dakordësinë e shërbimit të provës dhe me lejen e gjykatës”, tha avokati.
LEXO GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)