A do ta shpallë të pafajshëm Gjykata e Lartë? Avokati i Tahirit: Pse jemi optimistë

3 Qershor 2023 | 21:48

Avokati i Saimir Tahirit, Dritan Jahaj tha për “Review” në Euronews Albania se është optimist për procesin e nisur në Gjykatën e Lartë që do të vendosë përfundimisht fajësinë apo pafajësinë e ish-ministrit të Brendshëm.

Sipas tij duke parë gjykimet dhe ecurinë e Gjykatës së Lartë, praktikat që po mbajnë po tregojnë një standard shumë të lartë në lidhje me gjykimet. Në këto kushte, ndryshe nga të gjithë ato precedentë të rrezikshëm që janë marrë nga shkallët më të ulëta të gjyqësorit, Gjykata e Lartë po bën një punë shumë të mirë në realizimin e praktikave të mira për drejtësinë.

“Qëndrimet publike të Saimir Tahirit nuk mund ta vendosin procesin në pozita të vështira, por deklaratat e aktorëve politikë që dalin ditë për ditë, po. Nuk mendojnë të bëjnë një opozitë me argumentat që duhet ta bëjnë, por bëjnë me Saimir Tahirin. Të mendosh tani që opozita merr Saimir Tahirin për të kundërshtuar pozitën sot, është skandaloze. Edhe qëndrimet e ambasadës amerikane që ndikojnë patjetër.

Ka shumë raste gjykata e Strasburgut për gjykimet e ish-funksionarëve të lartë në vende të caktuara të cilët kanë fituar gjyqet vetëm nëpërmjet rasteve konkrete që kanë qenë atemuar nga politika apo ambasadorë të huaj në vendet e tyre ku kanë shërbyer përpara se të gjykoheshin,” – u shpreh Jahaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026