“Furtunë” te Milani, shkarkohen drejtuesit. Revoltohen lojtarët për Maldinin
Rrufe në qiell të hapur, Maldini nuk është më drejtor teknik i skuadrës së Milanit. Legjenda e kuqezinjve është shkarkuar pas një mbledhje me bordin drejtues, ndërsa të njëjtin fat ka pasur edhe drejtori sportiv Frederic Massara. Një lajm i papritur jo vetëm për tifozët, por edhe lojtarët kuqezi.
Këta të fundit janë revoltuar nga vendimi, ndërsa kanë kërkuar llogari teksa konkretisht bëhet fjalë për emra kyç të skuadrës si portieri Maignan, Theo Hernandez e Rafael Leao. Dyshja e drejtorëve të skuadrës kishin nisur dhe planet për sezonin e ri, por duket se transferimet e verës së shkuar janë cilësuar si dështim nga bordi drejtues, duke i shkarkuar.
Mes emrave të cilët nuk kanë bërë mirë tek Milani është dhe ai i Charls de Kateleare, i cli u ble për vlerën e 35 mln eurove. Ende pa u konfirmuar mirë largimi i dyshes Maldini-Massara janë konfirmuar dhe zëvendësuesit e tyre, e konkretisht Furlani e Moncada. Në një situatë të tillë rrezikohet dhe pozita e trajnerit Pioli edhe pse ky i fundit ka dhe dy vite në kontratën me kuqezinjtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 09:53 Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh