Veliaj: Mirënjohje për këdo që mbështeti për ta çuar Tiranën përpara

6 Qershor 2023 | 15:20

Banorët e Baldushkut dhe Petrelës, ishin të radhës që morën falënderimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt për mbështetjen që ofruan në zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se socialistët janë familja më e madhe në Shqipëri, me energji të mirë për të bërë shumë punë për Tiranën.

“Mund të tregohemi fodullë, se rezultati është aq i madh saqë mund t’i hipë kollaj vetja në qejf kujtdo, por unë besoj se kjo nuk është formula e duhur. Ne e kemi provuar edhe në Farkë, edhe në Petrelë, kur pas fitores jemi kthyer me përulësi dhe u themi njerëzve se këta janë numra për të shërbyer. Ne nuk vijmë këtu si ‘shefa’, ne vijmë si shërbëtorë. Nuk vijmë të krekosur, por vijmë të përulur, që t’i mbarojmë këto punë. Nëse ne kthehemi me përulësi, ju garantoj se Baldushku do na japë gjithmonë e më shumë vota, gjithmonë e më shumë mbështetje, gjithmonë e me shumë përkrahje,” – u shpreh Veliaj.

Duke e konsideruar çdo ditë fushatë, Veliaj kërkoi që puna të fokusohet në zgjedhjet e vitit 2025.

“Kush punon fushën, kush punon arat, kush rri nëpër kodra dhe male, e di që mund të jetë e vështirë me e ngjit një kodër ose mal, por sa hipën te maja e atij mali, sheh majën e malit tjetër. Kështu që, vërtet për 2023 maja e malit të fitores sonë politike ishte rezultati spektakolar që morëm edhe këtu në Baldushk, por kujdes, çdo majë mali është edhe rrëza e një mali tjetër. Tani që kemi hipur në këtë majë mali, shohim maja të tjera. Dhe maja më e afërt që shohim, të cilën duhet ta ngjisim është maja e fitores sonë për 2025-ën,” – tha Veliaj.

Qytetarët në zgjedhjet e 14 majit kanë mbështetur jo vetëm kandidatët për kryetar, por në masivitet dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste për këshill bashkiak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026