Mblidhet kryesia e PD për vendimin e rëndësishëm, si do të zgjidhet kryetari i ri
Gazment Bardhi do të mbledhë këtë të martë kryesinë e Partisë Demokratike, aty ku do të diskutohet për riorganizimin e partisë dhe zgjedhjen e një kryetari.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha raportoi se pritet të ketë diskutime të forta mes anëtarëve të kryesisë apo grupimeve mes deputetëve dhe përfaqësuesve të Kolegjit të Kryetarëve.
Grupi parlamentar propozon riorganizimin nga baza, ndërsa Kolegji i Kryetarëve propozon fillimisht zgjedhjen e kryetarit.
“Kjo mbledhje pasohet nga dy të tilla që janë zhvilluar ditën e djeshme, e grupit parlamentar dhe e kolegjit të kryetarëve, dy mbledhje të dy strukturave të PD-së nga ku kanë dalë pothuajse dy propozime të ngjashme, por me dallime mes tyre,” – raportoi Hoxha.
Konkretisht, në propozimin e grupit parlamentar, dokument i njohur si drafti i Gazment Bardhit flitet për një nisje të bashkimit të PD-së nga baza deri në kupolën e lidershipit, duke certifikuar fillimisht anëtarësinë e partisë dhe më pas duke zgjedhur gjithë strukturat drejtuese.
Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve kjo mënyrë riorganizimi është propozuar pak më ndryshe. Fillimisht është kërkuar të zgjidhet kryetari i ri brenda datës 15 korrik dhe pas zgjedhjes së kryetarit mund të bëhen zgjedhjet në degë dhe në gjithë strukturën bazë të PD-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk