Euronews Albania siguron dosjen e Dakos, zbardhen akuzat për ‘shpërdorim detyre’

7 Qershor 2023 | 12:08

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka siguruar dosjen hetimore që çoi pas hekurave ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe ish-punonjësit e tjerë të këtij institucionit.

Në dosje  flitet për akuzat që rëndojnë ndaj Dakos dhe ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë së Durrësit, për një pallat që thuhet se ka bërë 3 kate pa leje shtesë si dhe për një tender për mbushjen me rënë në plazhin e Currilave, për të cilin është shkaktuar dëm ekonomik.

Dosja jep me detaje se si u morën paratë nga buxheti i shtetit për të paguar kontratën e projektit dhe si Dako së bashku me punonjësit e tjerë anashkaloi raportin e KLSH-së për dëmin që po shkaktoinin në buxhet.

“Zbardhja e lejes së ndërtimit është bërë në datë 14 tetor në vitin 2014, piketimit të objektit 05 Nëntor të vitit 2014  ndërkohë që pagesa e tarifës është bërë në datën 16 mars të vitit 2015, kontrolli i kuotës 0.00 është bërë në datën 27 Nëntor të 2014 dhe pagesa e tarifës është bërë në darës 16 mars të vitit 2015, në datën 29 Maj 2015 bëhet pagesa e tarifës për lejen e përdorimit dhe në datën 27 Maj 2015 , është miratuar çertefikata e përdorimit nga Drejtori i Planifikimit të Territorit Adhurim Qehahaj dhe po në të njëjtën datë, i është dërguar Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Nëpërmjet të gjitha akteve të mësipërme të përpiluara në një hark shumë të ngusht kohor, sipas prokurorisë rezulton se qëllimi i vërtetë i zyrtarëve të Bashkisë Durrës por dhe i ndërtuesit, ka qenë pajisja me dokumentacion tekniko-ligjor të ndërtimit të objektit, i cili jo vetëm kishte përfunduar shumë kohë më parë por dhe objektivisht ka qenë i pamundur të ndërtohet në një afat kohor prej 7 muajsh dhe në këtë afat kohor të përpilohen të gjithë dokumentet e sipërcituara.

Në analizë të fakteve dhe provave rezulton se personat nën hetim Ermal Lama, Fatmir Ejupi, Meri Priftuli, Adrian Bulku, Adhuim Qehajaj dhe Fiqiri Farruku , në saj të pozicionit që ata kanë mbajtur, në bashkëpunim midis tyre dhe me të ndjerin Shaban Karuli, nëpërmjet hartimit dhe nënshkrimit të dokumentacionit tekniko-ligjor të ndërtimit, konkretisht, akt, kontroll, piketim strukture i datës 5 nëntor 2014 dhe procesverbalit akt-kontroll dhe përfundim i themelit i datës 27 nëntor 2014, akt kontroll i Përfundimit të Karabinasë së Objektit i datës 10 shkurt 2015 duke paraqitur të dhëna të rreme në lidhje me kohën kur këto veprime janë bërë, pasi janë bërë mbi dy vite pas përfundimit të plotë të objektit me ndërgjegje dhe vullnet i kanë falsifikuar këto dokumente si për kohën kur ato janë bërë por dhe për thelbin e përmbajtjes së tyre, kanë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar me udhëzim të Këshillit të Ministrave.

Sipas prokurorisë në analizë të fakteve dhe provave rezulton se personat nën hetim Vangjush Dako dhe Adhurim Qehajaj nëpërmjet zbardhjes së vendimit dhe miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit nëpërmjet nënshkrimit dhe protokollimit. Datë 14 Tetor 2014, formulari pasqyron këtë fakt dhe nëpërmjet zbardhjes të vendimit të K.RR.T për miratimin e lejes së ndërtimit, nëpërmjet nënshkrimit dhe protokollimit. Datë 14 tetor, dy vjet pasi objekti kishte përfunduar së ndërtuati fakt ky për të cilin ishin vënë në dijeni më parë dhe nga Inspektoriati Urbanistik Vendor në kundërshtim me dispozitat e ligjit , datë 23 Prill “për planifikimin e territorit’ i ndryshuar, jo vetëm që nuk kanë marrë masa për mbrojtjen e territorit në varësi të tyre, por i kanë kryer këto veprime me qëllim për të legalizuar ndërtimin e paligjshëm dhe duke i hapur rrugë regjistrimit në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Këto veprime janë kryer duke shpërdorur kompetencat e dhëna për Qeverisjen vendore.

Në lidhje ma faktin e dytë të hetuar që i përket proceduar së tenderimit të projektimit “Prejektim zbatim për ‘Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila’

Sipas fletë-hyrjes projekti është marrë në dorëzim nga Bashkia Durrës në datë 23 Tetor të viti 2014 dhe këtë dokumentacion e ka nënshkruar punonjësja e urbanistikës Rozeta Kovaçi dhe magazinieri Salo Osmani. Sipas procesverbalit të marrjes në dorëzim të projektit ai është marrë në dorëzim nga grupi i punës së përbërë nga Adhurim Qehajaj, Adnand Toçilla dhe Diana Dedja (Kjo e fundit e ka nënshkruar procesverbalin).

Sipas të dhënave të marra nga Open Data në lidhje me pagesat e shumave në djalë nëpërmjet Degës së Thesarit Durrës, rezulton se pagesa e shumës së kontratës është bërë në dy këste dhe kjo sipas parashikimit të fondeve buxhetore për pagesën e kësaj kontrate në dy vite buxhetor, në vitet 2014 dhe në vitet 2015.

Sikurse rezulton pagesa e dytë e këstit të dytë të shumë prej 8,395.300 lëkë është kryer gati gjashtë muaj pasi KLSH i ka bërë ëme dije Bashkisë Durrës shkeljet ligjore që dhe evidentimin e dëmit ekonomik në këtë procedurë.

Nga sa më sipër sipas prokurorisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin anëtarët e grupit të punës Adhurim Qehajaj, Adnand Toçila Diana Dedja dhe Kryetari i Bashkisë Durrës, Vasngjush Dako me ndërgjegje dhe vullnet kanë kryer veprime të kundërligjshme  në kundërshtimmë përmbushjen e rregullt të detyrës duke sjellë si pasojë dëmin ekonomik të buxhetit të Bashkisë Durrës për 18.318.400 lekë. Në lidhje me anën subjektive rezulton që jo vetëm që të gjithë këta shtetas kanë pasur dijeni për veprimet e kundërligjshme të tyre por rezulton aspak sikurse ata nuk kanë marrë asnjë masë për rikuperimin e dëmit ekonomik, sipas konkluzioneve dhe rekomandimeve të KLSH, por pasi janë vënë në dijeni për shkeljet ligjore të evidentuara nga ky institucion nëpërmjet raporti të Muajit Dhjetor të vitit 2015, pra gati gjashtë muaj më pas kanë ndihmuar me veprimet e tyre, ardhjen e mëtejshme të pasojave dhe thellimit të dëmit ekonomik duke Urdhëruar Degën e Thesarit që nga Buxheti i Bashkisë të kalojë në favor të shoqërisë SPH/ERA shumën e këstit të dytë prej 8.395.200 lekë, që i korrespondon 40% të vlerës totale të kontratës”- thuhet në dosjen hetimore.

Ndaj Vangjush Dakos, 4 ish zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, dhe ish Drejtorin Adhurim Qehajaj, pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Farruku, është firmosur masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për tre nëpunëse gra është vendosur masa e ‘arrest shtëpie’.

Deri tani janë firmosur urdhërarrestet për: 
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku (arrest me burg)
Adlei Likmeta, arkitekt i bashkisë (arrest me burg)
Roza Kovaçi (arrest shtëpie)
Edlira Kertusha, juriste tek Urbanistika (arrest shtëpie)
Adnand Tocila (arrest shtëpie)
Adhurim Qehajaj ish drejtori i Urbanistikës (arrest me burg)
Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit (arrest me burg)

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026