I akuzuar për maskrën në Don Bosko, zbardhet dëshmia e Sherrnikut: Kam qenë në burg
I dyshuar si një nga personat e përfshirë në atentatin në Don Bosko, Nikoll Sherrniku përballë grupit hetimor ka mohuar të ketë dijeni për ngjarjen. Ai u shpreh se atë periudhë që është bërë atentati ka qenë në burg.
I dyshuar si një nga personat e përfshirë në atentatin në Don Bosko, Nikoll Sherrniku ka mohuar të ketë dijeni për atentatin në Don Bosko të regjistruar mbrëmjen e 12 Marsit ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit, Mimoza Paja.
28-vjeçari i akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” ka pohuar ndër të tjera se gjatë asaj periudhe ai ndodhej në burg.
Grupi hetimor ngre dyshime të forta se Sherrniku ka përfshirë edhe persona të tjerë për të siguruar targat gjermane po ashtu edhe automjetin tip ‘BMË’, i cili u gjetë i djegur në fshatin Likmetaj, Manëz, Durrës.
Nikoll Sherrniku ndodhet në burg prej gushtit të viti 2022 pasi u arrestua për armëbajtje pa leje dhe municione luftarake. Po ashtu ka qenë një person i dyshuar edhe për vrasjen e ish-efektivit Xhulio Prela, por për shkak të mungesës së provave u lirua.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk