Ben Andoni: Ramës i është dorëzuar drafti për Kosovën
Analisti Ben Andoni ka komentuar draft për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë që kreu i qeverisë Edi Rama u dërgoi liderëve të Gjermanisë dhe Francës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Andoni theksoi se sot marrëdhënia e Kosovës me SHBA është shumë e vështirë, duke shtuar se kjo e fundit ka kaluar te pjesa negociatore që ndihmon BE.
Ndër të tjera ai ngriti dyshime se drafti që i është dërguar liderëve evropian mund të i jetë dhënë i gatshëm kreut të qeverisë Edi Rama.
“Për mendimin tim kemi krisje në gjithçka. Sot kemi një marrëdhënie shumë të vështirë me SHBA dhe problemi më i madh është që përderisa pala amerikane asistonte direkt në përgatitjen e dokumenteve, sot pala amerikane ka kaluar te pjesa negociatore, e cila ndihmon BE. SHBA në njëfarë mënyre është pjesë e këtij kaosi që është në të gjithë marrëdhënien Kosovë-Serbi që për mendimin tim i mungon transperenca.
Unë mendoj se kancelaritë në Berlin dhe Paris, i kanë dhënë një draft. Nuk kemi element që mund të shkojmë në gjykim logjik, por mund ta hamendësojmë. Drafte të tilla kërkojnë kohë. Serioziteti për t’u qasur në qasje në probleme të tilla kërkon struktura që paralajmërojnë, ka afate, dhe gjëra të tilla nuk bëhen sikur të bëhet një hatim i thjeshtë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta