Camaj për zgjedhjet në Malin e Zi: Me dy lista, votat e shqiptarëve nuk shkojnë dëm
Kryetari i Partisë Lidhja Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, Nikollë Camaj tha për Euronews Albania se pavarësisht se shqiptarët janë të ndarë në dy lista për zgjedhjet në Malin e Zi, votat nuk shkojnë dëm.
Ai shpjegoi se nëse secila nga subjektet zgjedhore kalon 0.7% atëherë votat do të grumbullohen e do llogariten së bashku, ndërsa më tej në bazë të votave që ka secila do ndahen edhe mandatet e deputetëve.
“Nuk derdhen votat e partive shqiptare nëse ata dalin mbi 0.7% të gjitha grumbullohen si të ishin së bashku e më pas ndahen në bazë të votave se sa mandate ka secili, pra nuk humben vota. Me ndarjen në dy lista makzimalizohet vota, se kur janë koalicionet e gjera ka mundësi edhe të punohet më pak, në këtë drejtim nuk është dëm.
Dëmi është diku tjetër, ne duhet të ulemi e të bashkëpunojmë, duhet të kemi platforma të përbashkëta për të zgjidhur çështjen e pakicave në Malin e Zi, jo në mënyrë të ndarë. Unë mendoj se nëse realizohet që të dyja subjektet të jenë të përfaqësuara me deputet ai bashkëpunim nuk do mungojë në të ardhmen për çështjet fondamentale dhe mendoj se ka hapësirë për marrëveshje”,-tha Nikollë Camaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)