Sipërmarrësja: Nuk ka ndriçim natën në Shqipëri, problem për vajzat që jetojnë vetëm
Një studim i kryer së fundmi (nga përpunimi i të dhënave të Numbeo për 41 shtete) bazohet në perceptimin subjektiv të sigurisë së individëve, kur ecin vetëm në rrugë gjatë natës, në vende të ndryshme.
Shqipëria renditet e 12-ta nga fundi, me 52.34. Siguria në vendin tonë perceptohet më e ulët se të gjitha vendet e tjera të rajonit, si Serbia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.
Anila Përlala, sipërmarrëse, tha në emisionin ” Good Morning Albanians” në Euronews se në Shqipëri mungon ajo që është më elementare lidhur me sigurinë gjatë natës, ndriçimi.
Ajo tregoi eksperiencë e saj nga një udhëtim në Kroaci, ku siç tha çdo rrugicë ishte e ndriçuar; edhe ora 12 e natës të jepte të njëjtën siguri si të ishte mesditë.
“Në Shqipëri mund të jemi shumë mikpritës, por ka një mungesë që tek ndriçimi edhe për të rinjtë, sidomos vajzat që janë studente dhe jetojnë vetëm, të cilave u duhet të kalojnë nëpër rrugica. Në Kroaci ora 12:00 e natës dukej si 12:00 e ditës, kishte ndriçim gjithandej”, tha sipërmarrësja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës