Gashi: Rama mos të bëjë padronin e shqiptarëve, e të mos pengojë procesin e Berlinit
Analisti Blerim Gashi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa po fliste në lidhje me takimin e dy qeverive ditën e nesërme në Gjakovë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai uron që Rama të mos bëjë padronin e shqiptarëve si dhe mos të pengojë procesin e Berlinit.
Më tej ai theksoi se ka tendencë të tejdukshme të hegjemonisë serbe edhe nëpërmjet ekonomisë dhe financave.
“Shpresoj që Rama do të përfundoj së ruajturi padronin e gjithë shqiptarëve dhe shpresoj që Rama nuk do ta sabotojë procesin e Berlinit dhe integrimi, kundrejt dhe kërkesa konkrete të Scholz dhe Macron përsa i përket procesit të Berlinit e jo “Ballkanit të Hapur”. Nuk mund të ketë ‘Ballkan të Hapur” kur ka një qasje të tillë ndaj Kosovës dhe nuk mund t’i mbyllim sytë sado që Rama do të kishte dëshirë t’i mbyllim sytë.
Kjo gjendje është para fakteve dhe nuk duhet të heshtim. Ka tendencë të tejdukshme të hegjemonisë serbe edhe nëpërmjet ekonomisë dhe financave. Është e dhimbshme që diçka të ecë para pa Kosovën”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:06 Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin dhunë dhe vdekje
- 09:03 Këmbimi valutor 13 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:59 Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat
- 08:50 Të shtënat me armë ndërpresin festivalin në Toronto, ende asnjë i arrestuar për vrasjen e dy personave
- 08:40 Kamioni përplaset me ekipin e emergjencës në Meksikë, 10 viktima mes tyre dy të mitur
- 08:36 Shoferi i automjetit humb kontrollin dhe futet në një treg, humbin jetën 6 persona në Kili