Vathi kundërshton Kumbaron: Kujdes kë quani turistë, ka një hile në shifra

13 Qershor 2023 | 22:16

Operatori turistik Besnik Vathi kundërshtoi në “Now me Erla Mëhillin” deklaratën e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro se në Shqipëri ka një rritje të numrit të vizitorëve, ndërsa sqaroi se përse shifrat nuk janë reale.

“Nëse ne i referohemi rritje këtë vit 40% unë do të doja ta saktësoja. Kemi rritje? 42% është shumë më shumë optimiste se realiteti. S’mund të krahasohemi me një periudhë me shtrëngime. E dyta që dua të vërej te shifra, ne dëgjojmë vazhdimisht statistikat nga INSTAT. Do të doja që shifrat mos t’i dëgjoja nga INSTAT, por nga ministria e Turizmit me buletine mujore ku do të thuheshin dhe të jepeshin shifrat e analizuara, të plota, pa ato probleme që kanë shifrat.

Ne japim hyrjet e të huajve në kufi, por jo çdo hyrje është turist sepse hyrje mund të jenë edhe më pak se 24 orë dhe nuk janë turistë, pavarësisht se janë vizitorë të huaj. Turist quhet ai që qëndron më shumë se 24 orë. Po të pastrohen këto shifra dhe të jepen reale. Për mua, po të bësh një analizë të saktë, për mua ne mund të kemi diku te 3 milionë e gjysmë-4 milionë turistë dhe jo 7 milion e gjysmë,” – u shpreh Vathi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026