Goditi me thikë 34-vjeçarin, shpallet në kërkim autori

14 Qershor 2023 | 15:54

Një 51-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi goditi me thikë një 34-vjeçar.

Ngjarja ndodhi këtë të mërkurë në afërsi të Zogut të Zi gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi S. Z., ditën e sotme, në vendqëndrimin e taksive në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin E. Sh, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë shtetasi E. Sh, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e shtetasit S. Z.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026