Fermerët ankohen për tregun: Kostot e larta dhe mungesa e ofertës na penalizojnë

14 Qershor 2023 | 16:15

Fermerët e myzeqesë kanë nisur tashmë korrjen e kulturave si grurë, elb dhe tërshërë, por mungesa e tregut dhe çmimet e ulëta që ofrojnë tregtarët dhe pikat e grumbullimit, i kanë vënë në vështirësi. Për Euronews Albania fermerët shprehen të shqetësuar për tregun ndërkohë që siç thonë kostot e prodhimit janë rritur ndjeshëm.

“Problemi kryesor janë plehrat shumë të ngritura, e dyta punime shumë të shtrenjta, e treta subvencione kemi vite pa marrë nga shteti, e katërta unë kam 10 kv grurë pa shitur. Çmimi thonë ata të Semanit që ishin mbledhur, me 25, me 23 , 24 , vjet u dha me 40”,-tha një fermer.

“Të marrësh kombanjën me 15 mijë lekë, të marresh frezë plugim me 30, të marrësh mbjelljen me 7 mijë, të marrësh plehrat me 40 mijë superfosfati, 90 mijë lekë ureja, vete tek 0. Jemi në fshat e nuk i mbajmë dot tokat”,-tha fermeri.

“E mora me 70 farën dhe vjen puna gruri është bërë si kokë mize. Pleh i hodha dy herë, vjen puna tani ca do korrësh tërshërë të egër, jo grurë,”-tha një fermer.

Myzeqeja njihet si hambari i Shqipërisë, por me ikjen e gjendjes së jashtëzakonshme që shkaktoi pandemia, kur çmimet e drithërave u rriten ndjeshëm , tashmë çdo gjë është kthyer si më parë. Fermerët kërkojnë ndërhyrje, që mundi dhe prodhimi i tyre të vlerësohet dhe malli vendas të gjejë hapësirë në treg.

” Shqetësimi kryesor tani janë gruri, elbi. Këto gjëra janë tani. Kostot kanë vajtur një çik shtrenjtë, çmimi i grurit është i ulët për momentin. Shteti duhet të vërë dorë të stimulojë pak fshatarin”.

Mbetet për t’u parë ecuria e tregut ndërkohë që këtë vit ka patur edhe rritje te sipërfaqeve të mbjella.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026