Vllaznia me strategji të re, fokus tek talentet e akademisë
Vllaznia ka nisur stërvitjen pas pushimeve të fundit të sezonin me shumë ndryshime në ekip dhe në stafin drejtues.
Ekipi ka zbritur në fushë nën drejtimin e Migen Memellit ndërsa plot 11 lojtarë pritet që bëjnë gati valixhet.
Presidenti Alban Xhaferi për mediat është shprehur se sytë tashmë janë nga shorti në kupat e Evropës ndërsa paralelisht po punohet për sezonin e ri, duke provuar të mos gabojnë si sezonin që u la pas.
“Ekipi ka filluar procesin e përgatitjeve për konferenc ligë-n ku ne do synojmë të prezantohemi mirë, mundësisht të kalojë turin e parë dhe të diskutojmë për vijimësinë. Sezoni nuk ka qenë në ato nivele që unë kam pritur dhe ka dalë komplet jashtë pritshmërive. Kjo na ka shërbyer që të bëjmë një analizë për të parë defektet, gabimet dhe sigurisht është momenti tani që Vllaznia të vijojë projektin e ri të sezonit të ardhshëm,” – tha Xhaferi.
Forcimi i skuadrës në merkato është një tjetër objektiv për skuadrën shkodrane. Sipas presidentit Xhaferi, këtë sezon do të kenë përparësi edhe talentet që vijë nga akademia.
“Me energji të reja besoj se Vllaznia e sezonit të ardhshëm do të ketë një Vllazni shumë luftarake, shumë punëtore, shumë kokëulur. Gjithmonë të krijojë një futboll të bukur dhe të marri rezultate të cilat duhet të na ngrohin të gjithë. Ardhja e 3 lojtarëve që janë në moshën 23-vjeçare mendoj se do t’i shërbejë klubit në 2 aspekte, në radhë të parë do t’i shërbejë për arritjen e rezultateve dhe nesër, pasnesër mundësisht transferimin e këtyre emrave, pse jo dhe emrat e akademisë të cilët janë duke u përfshirë tek ekipi si është Alivoda, Smajli apo 2-3 lojtarë të tjerë të cilët do të vijnë nga pjesa poshtë. Do i japim këtë vit edhe më shumë hapësirë Deljat sigurisht që është pjesë e jona,” – u shpreh presidenti.
Deri më tani vetëm me 3 emra të afruar tregon se Vllaznia nuk e ka ende ritmin e duhur për Evropën ndonëse po vijon puna nga drejtuesit e ekipit. Brenda këtij muaji Vllaznia do të zhvillojë fazën e parë përgatitore 10-12 ditore jashtë vendit ndërsa përballja e parë evropiane do të jetë me 7 korrik.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme