“Takimin e prishi Rama, jo Kurti!” Bushati: E sheh Prishtinën ngastër vasaliteti
Gazetari Andi Bushati i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” tha se takimin që duhet të mbahej këtë të mërkurë në Gjakovë mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë e ka prishur kryeminisri Rama dhe jo Albin Kurti.
Bushati tha se konfliktet Tiranë-Prishtinë janë të pranishme, por ato nuk kanë nisur me Albin Kurtin, pasi sipas tij ka qenë kryeministri Rama ai që ka pasur probleme me disa nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës
“Takimin e djeshëm nuk e prishi Albin Kurti, por e prishi Rama. Ai tha se nuk e takoi Albin Kurtin, pasi ai ia tha t’i bënin bashkë të dy takimet bashkë edhe atë ku Rama do i jepte një zgjidhje që nuk e gjen dot as Brukseli dhe as Uashingtoni edhe atë të dy qeverive. Rama nuk pranoi se tha “s’mund të bëjmë teatër, duhet takimi që them unë. Pra nuk e prishi Albini.
Është shumë e vërtetë që sot situata tiranë- Prishtinë është e tensionuar, por ky tensionim nuk fillon me Albin Kurtin, por me ardhjen e Ramës në pushtet. Ai ka pasur probleme me Ramush Haradinaj, me Isa Mustafën, LDK ka bojkotuar parlamentin kur vajti Rama. Ka pasur probleme edhe me Hashim thaçin dhe me Vjosa Osmanin. Pra problemet Tiranë-Prishtinë fillojnë me ardhjen e një njeriu e cili e shikon Prishtinën si një ngastër vasaliteti politik”,-tha Bushati.
LEXONI GJTIHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik