“Synohej një skenar lufte”, analisti: Serbia në kufi donte shkëmbim zjarri!

15 Qershor 2023 | 11:40

Analisti nga Kosova, Gazmit Raci, tha në një intervistë për Euronews Albania se qëllimi i Serbisë me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës është të krijojë destabilitet.

Sipas Racit, Serbia ka dashur që në kufi të kishte shkëmbim zjarri në mënyrë që ta përdorte këtë situatë në favorin e vet.

“Situata është tashmë shumë shqetësuese, sepse dje është shkelur në mënyrë flagrante plani franko-gjerman ku thuhet se të dyja palët do pranojnë dhe respektojnë territorin e njeri-tjetrit. Këtu duhej që BE të evidentonte edhe në publik, të përcaktohej kush ishte agresori dhe ndaj kujt u bë. U bë mirë që nuk pati shkëmbim zjarri se kjo ishte tendenca e Serbisë, që të provokonte një aksion të tillë, që të merrte një kundërpërgjigje zjarri dhe të inskenohej një incident lufte”, tha analisti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026