Kadilli: PD aspak profesionale me ndërkombëtarët, kujton se i ka bërë hile ambasada

15 Qershor 2023 | 22:31

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli komentoi opinionet e disa analistëve që thoshin se Yuri Kim ka dalë jashtë detyrave të saj në Shqipëri dhe kur të kthehet në Amerikë do të ngelë pa punë.

Sipas tij, Kim e cila tashmë është konfirmuar në një pozicion të rëndësishëm në Departamentin Amerikan të Shtetit ka ndjekur linjën politike të SHBA dhe ka interpretuar, pa rëndësi mirë apo keq, të gjithë urdhrat që i janë dhënë.

“Ky provincializëm duhet të marrë fund, sidomos te Partia Demokratike. Nuk është fare profesionale në raport me ndërkombëtarët. Gjithë opozita shqiptare mendon se ja ka bërë me hile ambasada. Gjithë opozita shqiptare nuk kupton dhe një gjë më të rëndë akoma. Kujton se shqiptarët kanë gabuar në 2013-tën dhe janë bërë pishman dhe jua vjedh Edi Rama. Një parti që gëlltit gënjeshtrat që prodhon vet ka vdekur, një politikan që gëlltit gënjeshtrën që prodhon vet ka vdekur,” – u shpreh Kadilli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026