Prezantohet Lëvizja Konservatore, Kokalari: Nisim nga baza që të jemi gati për 2025

18 Qershor 2023 | 16:30

Është prezantuar këtë të diel në Tiranë Lëvizja më e re politike, Konservatorët.

Nisma politike e paralajmëruar nga aktivistja e djathtë, Evi Kokalari çeli siparin, por ende pa u konfirmuar mirëfilli si një parti politike.

Sipas Kokalarit, kjo lëvizje që do të jetë e hapur për të bashkëpunuar edhe me PD, do të ketë një mision fillestar.

“Të tërë pyesin një gjë. Si do e ndryshojmë. Të flasësh lartë e poshtë për doktrinën konservatore nuk është koha. Por një gjë që ne duhet të bëjmë është ndryshimi i mentalitetit se si bëhet politike në Shqipëri”, tha Kokalari.

Kokalari prezantoi edhe objektivin që ka kjo lëvizje e re politike për procesin e ardhshëm elektoral të 2025-ës.

“Do fillojmë nga baza. Do mbledhim bazën dhe mund të kthehet në parti politike në çdo moment para zgjedhjeve të 2025. Por deri sa të vijnë zgjedhjet, ajo që dua unë të bëj është që të mbledh 140 vetë me karakter të fortë dhe me integritetin e duhur që të hyjnë në Parlament”, u shpreh ajo.

Duke shprehur keqardhje për zhvillimet në PD dhe devijimin që partia e drejtuar nga Berisha pësoi nga doktrina konservatore, Kokalari u shpreh e sigurt se shumë demokrat do i bashkohen kësaj nisme të re politike.

“Dalëngadalë këta të PD do na afrohen, sepse më shumë kohë që kalon, ata më shumë lodhën. Momentalisht ata ndihen të lodhur. Ne duhet të ngremë elektoratin gri, dua t’ju falënderoj ju, pasi shumë prej jush mund të keni pasur kërcënime për të mos marrë pjesë në këtë takim sot”, theksoi Kokalari.

Gjatë këtij eventi në Tiranë, Kokalari foli për një model ndryshe të kësaj partie, duke theksuar se ajo mund të mos jetë e vetmja drejtuese e partisë së re që pritet të lindë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026