Videoskandali Gjici, gazetari: SPAK në “kërkim të tenderit”, do sekuestrohen dosjet
Gazetari Igli Celmeta tha në një intervistë për Euronews Albania se SPAK nuk e ka marrë ende në pyetje ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin.
Duke qenë se gruaja e cila shfaqet në videon me Gjicin ka një kompani që ofron shërbime konsulence për biznese të treta, edhe fokusi i SPAK është pikërisht në këtë drejtim për të kuptuar nëse nga marrëdhënia seksuale janë përfituar favore të tjera dhe Gjici ka shpërdoruar detyrën.
“SPAK pritet të sekuestrojë dosjet në bashkinë e Kukësit gjatë kohës që në institucion ka qenë kryebashkiak zoti Safet Gjici, dhe nëse gruaja në fjalë ka marrë tendera ose projekte në emër të kompanisë së saj apo ka ndihmuar kompani të tjera për të marrë tendera në bashkinë e Kukësit. Deri këtu janë hetimet nga SPAK. Por dua të theksoj edhe faktin që SPAK ka siguruar materialin origjinal të videos ku shfaqet Safet Gjici së bashku me zonjën në fjalë, para se ky material të publikohej në media. Materiali nuk është 2 minuta, është akoma dhe më i gjatë; ka edhe video të tjera që SPAK i ka disponuar dhe i ka marrë pasi ka marrë në pyetje vajzën në fjalë. Para se materiali të dilte në rrjetet sociale dhe më pas në media, është marrë më parë nga Prokuroria e Posaçme dhe hetimi ka nisur më parë; dhe sapo materiali u publikua në media, pati një reagim të menjëhershëm të SPAK, reagim zyrtar ku deklarohej se ka nisur një hetim ndaj kryebashkiakut të Kukësit,” – deklaroi Celmeta.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta