Publikohen pamjet, mometi i përplasjes me policinë brenda kampit të MEK
Aksioni i policisë i zhvilluar të martën në ambientet e MEK-ut ka ngjallur debate të shumta edhe për shkak të pretendimeve të ndryshme të dy palëve.
Pamje të ndryshme janë shpërndarë nga të dyja palët ku muxhahedinët pretendojnë se nga policia është ushtruar dhunë ekstreme, e kanë ofruar pamje të njerëzve të lënduar, e të një burri që teksa mbahej nga dy policë një i tretë i hedh spraj.
Nga ana tjetër policia ka shpërndarë video të muxhahedinëve ndërsa digjinin objekte të cilat dyshohet se mund të ishin prova të parregullsive.
Gazetari Eni Ferhati tha në një intervistë për Euronews Albania se që ditën e djeshme kur u zhvillua aksioni i policisë në ambientet e MEK-ut në Manzë, ka filluar një “luftë pamjesh” nga të dyja palët të cilat tregojnë versione të ndryshme të ngjarjes.
Ai tha se krahas hetimit për këtë organizatat të vendosura në Manzë prej disa vitesh, do të bëhet edhe një hetim për sa i takon veprimeve të policisë, nëse ka pasur veprime nga ana e tyre që tejkalojnë kompetencat.
“Ditën e djeshme ka nisur dhe lufta me pamjet që zotërojnë të dyja palët. Nga një anë kemi policinë e shtetit që ka servirur pamje me dron ku anëtarët e MEK-ut u përpoqën të asgjësonin prova material të cilat u sekuestruan nga policia, ndërsa nga ana tjetër janë anëtarët e organizatës MEK, të cilët edhe në kanalin e tyre në Twitter janë tepër aktiv dhe postojnë video ku sipas tyre, policia ka qenë tejet agresive, ka kryer veprime arbitrare dhe mjete repressive në drejtim të komunitetit të tyre.
Si videoja me tre policët por ne nuk e dimë se çfarë veprimesh mund të ketë bërë ky individ, që janë detyruar ta mbajnë tre policë. Ndaj k1%to të gjitha do hetohen se krahas hetimit për anëtarë të organizatës së MEK, do ketë dhe një hetim për sjelljen e policisë gjatë operacionit”,-tha gazetari Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta