English

A do prishen marrëdhëniet e Shqipërisë me MEK? Përgjigjet zv.Ministri i Brendshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Julian Hodaj, zëvendës ministër i Brendshëm foli në një intervistë për Euroenës Albania rreth ngjarjeve që u zhvilluan një ditë më herët, ku policia me urdhër të gjykatës së posaçme shkoi për kontrolle në vendstrehimin e opozitës iraniane në Shqipëri e cila ndodhet në Manzë.

- Advertisement -

Ai tha se edhe më parë kanë pasur komunikime sa u takon disa shkeljeve të marrëveshjes me MEK, pork jo nuk ishte e lidhur me operacionin e djeshëm. Operacioni I djeshëm sipas tij është bërë për shkak të dyshimeve që SPAK ka pasur për përfshirjen e disa individëve të organizatës MEK në vepra të cilat përbëjnë çështje penale.

I pyetur nëse këto ngjarje do të ndikojnë në marrëdhënien e Shqipërisë me MEK , Hodaj u përgjigj se përgjegjësitë janë personale dhe do të dënohen e mbase edhe dëbohen vetëm ata individë që kanë kryer vepra penale.

“Shqipëria është e angazhuar përmbushë të gjitha pikat e marrëveshjes për të cilat është rënë dakord, sepse po flasim për një komunitet që në një moment të caktuar kishte nevojë për ndihmë. Edhe vendimi për ti asistuar, mikëpritur dhe për ti strehuar në republikën e Shqipërisë është marrë duke pasur parasysh të gjithë përgjegjësitë dhe detyrimet që dalin. Shqipëria nuk ka ndërmend për momentin të tërhiqet nga kjo marrëveshje vetëm se disa element të caktuar brenda këtij komuniteti mund të mos përmbushin detyrimet apo të kryejnë vepra penale. Çështjet penale janë çështje individuale dhe individët që kanë kryer vepra penale do të përballen me të gjitha pasojat, që nga dënimet dhe deri te dëbimet, por kjo nuk ka të bëjë me bashkësinë”,-tha zëvendës ministri i Brendshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×