“Të ulen kontributet për punëtorët”, kompanitë shqiptare në RMV kërkojnë të huaj
Biznesmenët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut i kërkuan qeverisë që të ulë nivelin e pagesës së kontributeve për punëtorët nga 47 në 32% të pagës së një punëtori.
Gjatë një konference në të cilën shprehën shqetësimin për numrin e pakët të punonjësve të kualifikuar, ata thanë se qeveria pa ashtu duhet të lejojë importimin e një numri më të madh të punëtorëve të huaj.
“Ne do të kërkojmë nga Qeveria dhe besoj edhe zëvendës kryeministri do ta ketë parasysh kur të debatojnë në këtë fushë, që kontributet të ulen në nivel 32 për qind për të rritur edhe pagën minimale në nivel më të lartë. Pra edhe Qeveria edhe biznesi duhet të bëjnë hap para…Një pjesë e punëtorëve që vijnë nga rajoni punojnë jozrytarisht, në mënyrë informale, dhe këtu kërkojmë që sa më shpejtë të bëhet liberalizimi i fuqisë punëtore”, tha Mendi Qyra, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyçi tha se po shqyrtojnë idenë për rritjen e kuotës për importim të punëtorëve të huaj, ndërsa do të diskutohet edhe për mundësitë e arsimimit shtesë të qytetarëve të papunë.
“Në paraqitjet e mija publike si zëvendës kryeministër në muajt e fundit kam iniciuar debatin për liberalizimin e tregut të punës përmes ndoshta rritjes së kuotave që aktualisht janë të kufizuara në 5 mijë. Por kjo masë nuk guxon të jetë afatgjate sepse fuqia e punës duhet të sigurohet fillimisht nga burimet e brendshme , nga bashkëqytetarët tanë që janë të papunë, por fatkeqësisht aftësitë dhe njohuritë e tyre nuk korrespondojnë me nevojat e tregut të punës”, u shpreh Bytyçi.
Zëvendëskryeministri Bytyçi bëri apel për ndryshim të mendësisë dhe vullnet nga vetë qytetarët për t’u përfshirë në treg.
Sipas të dhënave zyrtare të Maqedonisë së Veriut, çdo vit mungojnë rreth 10 mijë punëtorë në fusha të ndryshme , por kryesisht në sektorin e turizmit dhe në sektorin e ndërtimtarisë. Ndërsa edhe pse në Agjencinë e Punësimit figurojnë mbi 115 mijë qytetarë të papunë, ata nuk janë të kualifikuar për t’i plotësuar këto boshllëqe.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut