Çipa: Roli i rëndësishëm që do të ketë ambasadori i ri amerikan

22 Qershor 2023 | 14:18

Gazetari Aleksandër Çipa tha në një intervistë për Euronews Albania se me ambasadorin e ri do të mbyllet cikli i gjatë i krizës së opozitës së vendit.

Sipas tij opozita do të shfaqet me kapacitete konkurruese për proceset zgjedhore. Gazetari se pret të shohë dhe një imponim përballë shumicës qeverisëse në raport me mekanizmat funksionale të antikorrupsionit dhe ndëshkimit ligjor.

“Unë e shikoj këtë si vazhdimësi për interesimin e administratës amerikane për Shqipërinë dhe sidomos me dy raporte thelbësore brenda saj, raporti me ligjin dhe në mënyrë të veçantë me rritjen e kapaciteteve funksionale të demokracisë sepse demokracia për më shumë se 1 vit e gjysmë është në ngërç në Shqipëri dhe kur ajo mbahet në ngërç kuptohet që derivatet negative të saj janë kapja e shtetit, raportet e disbalancuara mes ligjzbatuesve dhe vendimmarrësve dhe dy shtylla të rëndësishme, llogaridhënia dhe e drejta para ligjit. Këto kanë qenë në deficencë në realitetin shqiptar,” – u shpreh Çipa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026