120 mln euro borxhe, qeveria dhe bashkitë rrisin detyrimet, shumica për investime
Në tremujorin e parë të vitit, qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë rritur stokun e borxhit ndaj qytetarëve dhe bizneseve me rreth 565 milionë lekë.
Borxhi që ka qeveria dhe bashkitë për bizneset arrin në 12.8 mld lekë, ose 120 mln euro me kursin e sotëm të këmbimit. Ai është rritur me 5.3 mln euro nga dhjetori 2022 deri në mars 2023.
Rritje më e madhe e detyrimeve është regjistruar nëpër ministri, ndërsa bashkitë pothuajse kanë ruajtur të njëjtin raport.
Qeveria qendrore ka 63 milionë euro pagesa për të shlyer, pjesën më të madhe për gjyqe të humbura me individë dhe biznese dhe për mosshlyerjen në kohë të faturave në investime. Kompanitë që kanë fituar projektet për punë publike presin të marrin rreth 24 mln euro.
Ndërkohë, stoku i borxhit të të gjithë bashkive ka arritur në 57 mln euro, ku pjesa më e madhe e tij regjistrohet në Tiranë, Kavajë, Vorë, Durrës e Pogradec. Ndërkohë, ka edhe bashki si Korça, Kolonja e Shkodra, të cilat nuk kanë borxhe për të shlyer.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve