“Marrëveshja e Shqipërisë me muxhahedinët, bukë e thyer”, juristi: Ka mundësi dëbimi
Juristi Romeo Kara ishte këtë të enjte i ftuar për një intervistë ne Euronews Albania, ku ka folur për ngjarjet e ndodhura së fundmi në kampin ku janë vendosur muxhahedinët në Shqipëri. Ai tha se pas operacionit policor të zhvilluar në ambientet e MEK në Manzë pritet të ketë ndjekje penale për disa muxhahedinëve.
Juristi e konsideroi marrëveshjen mes tyre dhe Shqipërisë si një “bukë të thyer”, pasi sipas tij ata nuk i kanë respektuar ligjet e vendit tonë dhe kanë shkelur marrëveshjen për të cilën kanë rënë dakord me shtetin shqiptar, ndaj sipas tij mund të ketë edhe largim të tyre.
“Një pjesë e tyre do përballet me ligjin, pasi kështu vihet në vend dinjiteti i shtetit. Ne nuk mund të tolerojmë më shkeljen e ligjit për arsye se këta janë miq, janë Iranian, këta nuk kanë asnjë lloj imuniteti, mund të trajtohen si shtetas të huaj apo si pa shtetësi, kjo është e parashikuar nga kodi ynë penal shumë qartë.
E dyta, kjo është një bukë e thyer, nëse ata nuk rrinë sipas marrëveshjes, marrëveshja është thyer. Kanë krijuar problem me njëri-tjetrin, nuk ka ndërhyrë. Këta nuk janë komuniteti izraelit në kohën e perandorisë romake që problemet brenda komunitetit t’i zgjidhin me ligjet e tyre, duhet të përshtaten me ligjet e vendit, nuk i kanë respektuar, ndaj mendoj se kjo është një bukë e thyer e mund të vij një ditë largimi i tyre”,-tha juristi Romeo Kara.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë