Ambasadori i ri amerikan? Ardian Shtuni: Do jetë në të njëjtën linjë me Yuri Kim
David J. Kostelancik është emri i ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Eksperti i sigurisë Ardian Shtuni, i ftuar në një intervistë për Euronews Albania tha se pritet që ky ambasador të jetë në të njëjtën linjë me Yuri Kim pra sipas tij ai do të vazhdojë të merret me të njëjta prioritete, ndërsa pritet që të jetë një figurë e drejtpërdrejtë pasi ai ka qenë gjithnjë i angazhuar në Ballkan dhe në Europë dhe i kupton mirë situatat dhe politikat tona.
“Mendoj se prioritetet do të vazhdojnë të jenë të njëjta për shkak se edhe problemet janë të atilla që kërkojnë të jenë prioritete po të njëjtat probleme. Mendoj se ambasadori që do të vijë, është po ashtu njohës i Shqipërisë dhe i Ballkanit dhe i Europës, pasi fokusi i tij ka qenë në Europë dhe ka shërbyer edhe në Shqipëri në fillim të viteve ‘90.
Po ashtu është një nga ata ambasadorë që di të flasë shqip në mënyrën metaforike, pra do jetë i drejtpërdrejtë dhe është i tillë që e ka përgatitjen mjaft të mirë për të kuptuar situatën”,-tha për Euronews Albania eksperti i sigurisë Ardian Shtuni.
LEXONI GJITHASHTU:
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq