Valë “masive” e sulmeve ruse, Ukraina thotë se ka zmbrapsur një sulm në aeroport
Ushtria e Ukrainës ka thënë se e ka zmbrapsur një tentativë për sulm ajror nga forcat ruse në një aeroport ukrainas më 23 qershor. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase tha se kjo ishte pjesë e një tjetër vale “masive” të sulmeve ruse në mbarë Ukrainën gjatë natës.
Rusia ka shtuar në mënyrë drastike frekuencën dhe intensitetin e sulmeve ajrore drejt infrastrukturës dhe qyteteve të Ukrainës, veçanërisht drejt Kievit, që nga fillimi i muajit të kaluar. Këto sulme kanë sjellë viktima të shumta civile dhe dëme të mëdha materiale.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës tha se ajo rrëzoi 13 raketat lundruese të lëshuara nga Rusia në një sulm gjatë natës në një aeroport ushtarak në rajonin qendror të Khmelnitskiy. Në deklaratën e publikuar më 23 qershor, ushtria shtoi se sulmi u krye rreth mesnatës nga avionë strategjikë që vinin nga drejtimi i Detit Kaspik, shkruan REL.
“Përveç kësaj, mbrojtja ajrore e shkatërroi një dron të një lloji të panjohur”, thuhet në deklaratën e publikuar.
Ndërkohë, një tjetër alarm për sulme ajrore u dëgjua për disa orë gjatë natës në mbarë Ukrainën pasi forcat ruse sulmuan me një numër të madh raketash dhe dronësh, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm, duke shtuar se pasojat e sulmeve “masive” ishin ende të paqarta.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë, detajet çfarë pritet të ndodhë në protestë
Flamur i madh te Piramida në Tiranë, qytetarët ndjekin nga lart protestën (VIDEO)
Aktivisti Arben Kola flet nga protesta: Qëndresa do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë
- 00:05 Gjermania mund me vështirësi Bregun e Fildishtë në minutat shtesë
- 23:58 Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës
- 23:45 Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)
- 23:30 Vance niset drejt Zvicrës, zbulon prioritetet kryesore për negociatat me Iranin
- 23:21 Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
- 23:06 Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë