Studentët e mjekësisë në protestë, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
Studentët e mjekësisë kanë dalë në protestën e tyre të dytë këtë të premte. Ata refuzojnë propozimin e qeverisë për të qëndruar 3 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Në të kundërt, qeveria ka lënë në dispozicion mundësinë për të paguar tarifën e plotë të studimeve dhe ata mund të largohen lirisht. Bëhet fjalë për një tarifë rreth 13 fish më të lartë se çfarë studentët paguajnë aktualisht.
Gazetarja e Euronews Albania, Bruna Cami raportoi se ata kanë nisur marshimin e tyre drejt Ministrisë së Arsimit.
“Nuk do të tërhiqen deri në fund derisa ministria e Arsimit, e Shëndetësisë dhe fakulteti të tërheqin propozimin për të firmosur një kontratë në fillim të vitit akademik ku do të vihen përballë zgjedhjes, ose të paguajnë një tarifë studimi të plotë sipas propozimit, që shkon diku te 3 mijë euro, në të kundërt do të duhet të qëndrojnë për 3 vite të ofrojnë shërbimin e tyre në sistemin publik shqiptar në të gjithë Shqipërinë, aty ku ministria do ta shohë të arsyeshme se ka nevojë për të plotësuar nevojat e sistemit me mjekë. Vetë studentët thanë edhe sot se kanë hartuar një deklaratë që do t’ia kalojnë ministrisë së Arsimit dhe nuk do të tërhiqen derisa instancat të reagojnë publikisht duke u tërhequr nga propozimi i tyre për t’i vendosur përballë një zgjedhjeje,” – tha Cami.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në