“Sot s’ka zonë ku nuk mbillet kanabis”, Zagani: Problem janë plantacionet e fshehura
Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani tha për Euronews Albania se problemi më i madh në Shqipëri nuk janë plantacionet e hapura të mbjella me kanbis, por ato të cilat bëhen në ambiente të mbyllura të cilat janë më të vështira për t’u kapur.
Sipas tij janë pikërisht këto plantacione me të cilat ne furnizojmë me kanabis Evropën gjatë gjithë vitit, ndërsa shtoi që për krijimin e këtyre plantacioneve duhen grupe të organizuara të cilat kanë mbështetjen e të gjitha hallkave të qeverisë.
“Sot nuk ka vend që nuk mbillet, por nuk është më në diskutim mbjellja e hapur që zbulohet me helikopterin e Guarda di Finanzia. Plantacionet apo hapësirat e stërmëdha, të mbuluara që nuk bien në sy, ato janë mënyra mafioze e kësaj pune. Sepse ai fshatari që e mbjell dhe ia marrin mafiozët me 50 mijë lekë kilen ajo është “zero me hiç”.
Për mua të kapësh ata janë njësoj si të kapësh përdoruesit në qytetit. Kanabisi ka qenë dhe është në ambiente të hapura, por sasitë madhore me të cilën ne mbulojmë ne tregun e Evropës gjatë gjithë vitit, është e organizuar në pika të mbyllura dhe ambiente të mbuluara dhe të organizuara me mirëmbështetjen nga të gjitha hallkat e shtetit, sepse një njeri që të krijojë një plantacion që prodhon tonelata që të ketë një kapanon të stërmadh duhet ta ketë shumë mirë me komshinjtë, me kryeplakun e me të gjitha hallkat”,-tha Dritan Zagani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve