“Shtëpia u përmbyt për 30 sekonda”, burri nga Peja rrëfen si humbi gruan dhe djalin
Një grua dhe djali i saj, 5-vjeçar humbën jetën të shtunën si pasojë e përmbytjeve në Pejë.
Dritan Ademi cili humbi djalin dhe gruan rrëfeu për Euronews Albania se ka qenë ora 21:50 kur ai sapo kishte dalë nga dushi. Nuk kaloi shumë kohë kur uji mori para gjithçka në shtëpinë e tyre, siç tregoi ai.
“Fëmijët i kam kapur në dorë, unë njërin, babi mori vajzën e vogël, shoqja kapi djalin që tashmë nuk është, s’di të ta shpjegoj më shumë, jam munduar t’i shpëtoj të gjithë, pastaj na zuri dhe korrenti, aty e kam humbur komplet ekuilibrin dhe s’kam ditur as ku jam. Për 30 sekonda u mbush gjithë shtëpia me ujë,” – tregoi ai.
Sipas Dritanit, nëse nuk do të ishte për korrentin mund të kishin shpëtuar të gjithë. Ai vet ka lëndime bashkë me djalin e madh. Vajza fatmirësisht ka shpëtuar pa u lënduar.
Ndërkaq, Dritani tha se për 3 herë kishte mundur ta shpëtonte të shoqen, por herën e fundit kur kishte kthyer kokën atë e kishte marrë rrjedha dhe u gjet 3 banesa më tej e vdekur.
Ai vet për 3 orë e gjysmë kishte qëndruar duke u mbajtur pas një hekuri, gjë që i ka sjellë jo pak shqetësime shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut