Avokati: Beleri nuk ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve, po e mbajnë peng
Avokati Kujtim Cakrani ka komentuar refuzimin e kryetarit të zgjedhur në Himarë, Fredi Beleri për betim.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Beleri nuk ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve ndërsa ngriti pikëpyetje se pse nuk merren në hetim personat që manipuluan zgjedhjet në Rrogozhinë që tashmë do të përsëriten.
“Doja të thosha se ndaj Belerit është bërë një marrje peng e Kushtetutës, e ligjit për pushtetin vendor dhe natyrisht ligjit procedurial penal shqiptar. Beleri nuk ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, personat të cilët kanë dëshmuar kanë thënë se nuk kanë marrë para. Zgjedhjet në Rrogozhinë dolën se ishin të manipuluara, atëherë kush i ka manipuluar zgjedhjet? Precedenti është i dyfishtë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur