“Harrojeni! S’ka marrëveshje”, Kulla: Kohë e humbur, Vuçiçi po rrit pazarin
Analisti Ilir Kulla tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se nuk mund të ketë marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se çështja e të gjitha çështjeve është se Serbia duhet të njohë Kosovën.
Sipas Kullës, në takimin në Bruksel dhe në Ohër palët janë marrë vesh, por nuk kanë firmosur, Serbia tha ai nuk firmos pasi Vuçiç në këtë formë po rrit pazarin.
“Harrojeni nuk ka marrëveshje. Nuk nënshkruan Serbia marrëveshje. Çdo ulje me Serbinë në Tavolinë është kohë e humbur dhe këtë do prodhonte, një marrëveshje pa marrëveshje këtë do prodhonte.
Çfarë ndodhi në Bruksel? U morën vesh por nuk nënshkruan, edhe në Ohër e njëjta gjë. Beogradi çdo herë prodhon ndonjë krizë tjetër, e ngre pazarin e më pas e ul. Çështja e të gjitha çështjeve është njohja e Kosovës nga Serbia, çdo broçkull tjetër do prodhojë të njëjtin rezultat”,-tha Ilir Kulla.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve