Mjeshtri i humorit shkodran Zef Deda: Dikur festat i ndjenim, sot gjërat kanë ndryshuar
Në pedonalen e Shkodrës nuk mund te mungojë z. Zef Deda, i cili bën shëtitjen e tij të zakonshme. Për Zefin, shkodranët janë njerëz festivë dhe atmosfera në këtë qytet është më e bukur se diku tjetër.
“Populli i Shkodrës por dhe e gjithë Shqipëria ka në vetvete ndjenjën e dashurisë së madhe për të kremtuar, për të gëzuar”, thotë z. Deda.
Humoristi tregon për Euronews Albania se si më parë në periudhën e festave traditë ishin vizitat tek familjarët ndërsa sot kjo gjë është zbehur.
“Nuk po shkojmë tek njëri-tjetri, sepse duhet me harxhu diçka, gjë që nuk e kemi. Kur dikush na vjen për vizitë e presim me dëshirë shumë të madhe” rrëfen humoristi i njohur.
Ai kujton se në atë kohë ndonëse me më pak të ardhura njerëzit i përjetonin datat dhe festat e ndryshme dhe se organizimet ishin më të shumta.
“Entuziazmi ishte pak fals por të gjithë mundoheshim ta realizonim me sukses në shtëpitë tona. Gjithmonë jemi mbledhur, 3-4 familje bashkë që festonim ndërsa tani mundohemi me kursy”, shprehet z. Deda.
Ai në këtë Vit të Ri uron njerëzit që të kenë një jetë të bukur dhe me shëndet.
“Ju marrsha të keqen! Mësoni fort dhe ndihmoni që të ndërtohet ky vend. Me politikat tuaja të forta, me ndershmërinë tuaj, me patriotizmin, me devotshmërinë e madhe dhe atdhedashurinë tuaj”, shton më tej mjeshtri i humorit.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë