Avokati: Punonjësit e Kadastrës u dënuan se falsifikuan regjistrin, Arkivi e përdor
Avokati Kujtim Cakrani i ftuar në “Review”, në Euronews Albania tha se problemet në kadastrën e Vlorës filluan që pas vitit 1997.
Ai tha se në atë kohë ata bën një libër me AMTP, një regjistër me emra personash të cilëv e u dhanë tokë, e këtë libër e çuan në Arkivin Qendror të Shtetit.
Më vonë këta persona u dënuan për falsifikimin e këtij regjistri, por ky i fundit vijon të përdoret në Arkiv.
“Problematika me pronat në bregdetin e Vlorës ka filluar pas vitit 1997. U bë një libër nga Kadastra e Vlorës me AMTP apo një regjistër me emra personash të cilëve ju dha tokë.
U plotësua kjo AMTP e shoqëruar me regjistër, këto i çuan te Arkivi i shtetit që kur të shkonin pronarët të cilët kishin emrin te ky regjistër të dilnin emrat nga arkivi i shtetit dhe të quheshin si pronarë të ligjshëm.
Për këtë u dënuan shefi i Kadastrës, drejtuesi i kadastrës atëherë, por ata u dënuan ndërsa regjistri vazhdon të jetë në Arkivin qendror të shtetit”,-tha avokati Cakrani.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve