Jugu rrit çmimet? Sota: S’është e vërtetë, pronarët e bizneseve janë nga Tirana

4 Korrik 2023 | 13:46

Përfaqësuesi i shoqatës turistike në Vlorë, Ervin Sota ishte në një intervistë për Euronews Albania për të folur për sezonin turistik veror i cili nuk ka shumë që ka nisur.

Ndër të tjerat ai foli edhe për çmimet, ku nuk la pa theksuar se shpesh jugorët akuzohen për rritje marramendëse të çmimeve, por sipas tij kjo gjë nuk është e vërtetë.

Nuk është e vërtetë jo se çmimet nuk rriten, por se pronarët në 70% të zonës bregdetare në jug, nuk janë jugorë por tiranas.

“Sa i përket rritjes së çmimeve në bregdet. Duhet të dini se edhe pse ne shpesh jemi etiketuar si “jugu abuzon me çmimet”, nuk është e vërtetë absolutisht. 70% e bizneseve që janë në Vlorë e deri në Ksamil, pronarët nuk janë vendasit. Pronarët e vërtetë janë Tiranasit. Mos e drejtoni gishtin nga ne se ne jemi shumë bujar. Do gjeni bujari, mikpritje dhe shërbim maksimal”,-tha Ervin Sota.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026