Djokoviç ‘shkëlqen’ në Londër, tenisti serb fiton mes spektaklit, mposht Kaçin
Reshjet e shiut nuk mundën ta ndalnin tenistin Novak Djokoviç për të plotësuar objektivat, me serbin i cili rrëmbeu fitoren në Wimbledon.
36-vjecari e nisi siç duhet mbrojtjen e titullit, ndërsa nuk hasi pengesë në përballjen e parë me argjentinasin Kaçin. Të treja setet u fituan nga Djokoviç me rezultatet 6-3, 6-63 dhe 7-6, ndërsa në përballjen e ardhme e pret Australiani Tomson.
Numri 2 në botë nuk hasi problem pavarësisht kushteve jo të mirë meteorologjike, të cilat bënë që ndeshja të shtyhej 80 minuta, me Djokoviç i cili dha ndihmë ne tij në pastrimin e terrenit.
Në përfundim të sfidës, tenisti serb u shpreh i lumtur për fitoren, e cila i jep të drejtë të vijojë më tej.
“Ndoshta kjo ishte ndeshja më e çuditshme që unë kam luajtur këtu, veçse në kuptimin e mire. Padyshim që ishte shumë shqetësuese për publikun që priste që ndeshja të rifillonte, por edhe për ne tenistët. Ne donim që të luanim, por kushtet nuk na lejonin. Bari ishte i rrëshqitshëm. Më pas, arritëm që të luanim. Ky është “Dheu i Shenjtë”, tempulli i tenisit. Kjo fushë është diçka e veçantë. Unë zakonisht dal në fushë me raketën në dorë, por këtë herë dola me peshqir, por ishte bukur që bëra diçka ndryshe”- tha ai.
Një fitore në këtë edicion do të ishte e 8-ta për Novak Djokoviç, që do të barazonte Roger Federer.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve