“Opozita në Kosovë e bashkuar”, Zenun Pajaziti: Kurti s’duhet të jetë kryeministër
Anëtari i kryesisë së PDK-së Zenun Pajaziti tha në një intervistë për Euronews Albania se tashmë të gjitha partitë opozitare në Kosovë mendojnë se albin Kurti nuk duhet të jetë më kryeministër.
Ai tha se opozita po bën të pamundurën që të dalin me një emërues të përbashkët, por shtoi se në këto momente Partia Demokratike e Kosovës ka më shumë përgjegjësi për interesin e vendit e nuk duhet të marrë vendime që mund të dëmtojnë atë.
“Ne po bëjmë të pamundurën që të kemi një farë emëruesi të përbashkët si opozitë dhe mendoj se tashmë është arritur diçka. Të gjitha partitë politike në opozitë mendojnë se zoti Kurti nuk duhet të jetë kryeministër.
Është arritur një farë momentumi ku të gjithë tashëm e dinë se vendi nuk shkon mirë me këtë kryeministër dhe kjo besoj se është një farë platforme bazë për një bashkëpunim edhe më të mirë.
Sido që të jetë ne kemi përgjegjësinë më të madhe si parti demokratike për të mos e degraduar edhe këtë momentum, pasi më shumë se agjenda politike apo një interes partiak, kemi përgjegjësinë për interesin e vendit”,-tha Zenun Pajaziti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje