Shfaqje cirku në Durrës, turistë ndjekin nga afër akrobatët në qendër të qytetit

6 Korrik 2023 | 17:06

Me qindra durrsakë e turistë të huaj janë mbledhur mbrëmjen e së mërkurës në sheshin “Liria” në qendër të Durrësit.

Ata ndoqën performancat e trupës së Cirkut Kombëtar, duke i shoqëruar shpeshherë numrat me duartrokitje. Ata që i shijuan më shumë, ishin vogëlushët.

Kjo nuk është shfaqja e parë që trupa e Cirkut Kombëtar jep në qytetin bregdetar, por për akrobaten Klaudia Duro, edhe pas 18 vitesh në skenë, puna në Cirkun Kombëtar vijon me të njëjtin pasion si ditën e parë.

Kjo është e disata herë që trupa e Cirkut Kombëtar vjen të performojë në Durrës në 2 vitet e fundit, por shfaqja e së mërkurës ishte përshtatur për ambiente të hapura.

Për shkak të vështirësive teknike në ambiente të hapura, trupa e Cirkut nuk mundi të performonte gjithë repertorin e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026