Kampioni spanjoll në Tiranë, leksione mbi bodybuilding, takime me të rinjtë
Në Javën kulturore të Spanjës, në Tiranë ka mbërritur kampioni i botës në bodybillging Miguel Seijo.
Së bashku me kampionin shqiptar Marin Meksi, në një takim me të rinjtë, ata kanë dhënë leksione dhe këshilla për një jetesë sa më sportive.
Ndërtimi i një trupi të bukur kërkon përkushtim, stërvitje, dieta, por dhe një instruktor që të dedikohet plotësisht. Këto e shumë të tjera ishin disa nga këshillat e dhëna në eventin
“Fitness Masterclass’ i zhvilluar në Tiranë, në kuadër të javës kulturore spanjolle.
I pranishëm ishte diplomati dhe kampioni i botës në badibillding, Marin Meksi, i cili tregoi rëndësinë e këtij eventi.
“Bëhet fjalë për javën kulturore të Spanjës, aty ku është alokuar qendra botërore e fitnesit. Atje ndodhet qendra në Barcelonë, Santa Suzana. Me rastin e javës kulturore, patëm përfaqësuesin kampionin e botës Migel Seijo, i cili ndau eksperiencën e tij 33 vjeçare.”- tha Meksi.
Sipas Meksit, edhe në Shqipëri sporti i badibillding ka ardhur duke u zhvilluar.
“Në ditët e sotme filloi lëvizja dhe në badibillding, në 96 u krijua federata dhe kemi vijuar kampionatet ton, ndërsa kanë kemi kampoionët tanë, shpresojmë të kthehet në sport olimpik, padyshim janë shtuar rreth 300 palestra në kryeqytet”.- shtoi ai.
Kampioni spanjoll i fitnesit Miguel Seijo tregoi eksperiencën e tij në këtë sport.
“Kam 33 vite që shkoj në palestër, e kam nisur në moshën 16-vjeçare. Stërvitja të ndihmon me shëndetin mendor, atë fizik dhe qëndron përherë i ri. Njerëzit bëjnë gabime, mendojnë se duhet të vriten në palestër, por duhet të fillosh hap pas hapi, të jesh i motivuar, të dëgjosh instruktorët dhe gjithçka shkon mirë”- tha ai.
Në muajt në vijim Shqipëria do të marrë pjesë në disa kompeticione, nga ku synon fitimin e medaljeve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë